Deputetja e opozitës parlamentare Fatjona Dhimitri ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që pritet të ndërmerren në Kuvend nga mazhoranca qeveritare. Dhimitri shpreh votën pro marrëveshjes së 5 qershorit dhe thekson se nuk do të bëhet pjesë e kulisave të Ramës për ndryshimet kushtetuese, të cilat nuk kanë dakordësinnë e faktorit ndërkombëtarë në Tiranë.
Konfirmoj VOTEN PRO Mareveshjes se 5 qershorit 2020!
Votoj PRO Marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dakortësuar ne Këshillin Politik dhe noterizuar nga Partnerët Ndërkombëtarë të cilët janë udhërrëfyesit tanë në rrugën drejt Bashkimit Europian!
Votoj PRO Marrëveshjen e dakortësuar me 5 qershor 2020 dhe jam kunder çdo ndryshimi që cënon interesat kombëtare dhe ato të qytetarëve të vendit tim.
Kulisat e tjerë me pretendim të ndryshimeve kushtetuese që nuk kanë noterizimin e ndërkombëtarëve dhe nuk reflektojnë interesa përfaqësimi për qytetarët, përsa kohë unë të kem një votë ne Kuvend nuk do të votohen prej meje!
Çështja e sistemit zgjedhor po keqpërdoret nga Edi Rama për të arritur objektivat e veta politike. Unë nuk mund të mbështes kurrë një propozim që heq koalicionet parazgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë nuk jam në Kuvend për të bërë lojërat e Edi Ramës.
Unë besoj tek Europa dhe nuk mund të pengoj procesin e integrimit europian të vendit. Një marrëveshje e ndërmjetësuar dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar nuk mund të mbahet peng nga Kuvendi.
Konsensusi i arritur më 5 Qershor 2020 mes forcave kryesore politike në vend, është i vetmi kusht i plotësuar në procesin e hapjes së negociatave. Nuk do të ndërmerrja kurrë veprime që do të dëmtonin këtë arritje.
Si deputete jam e ndërgjegjshme se veprimi im i shërben stabilitetit të vendit, i shërben rrugës europiane të Shqipërisë. Theksoj se do të votoj pro ndryshimeve të Kodit Zgjedhor sipas dakortësisë së 5 Qershorit 2020, pa asnje ndryshim!