Një situatë vërtet të pakëndshme ka kaluar një punonjëse e Policisë në Kuçovë. Prej disa kohësh ajo është përndjekur nga ana e një 30-vjeçari.
Alves Hoxha, 30 vjeç nga fshati Mbreshtan vetëm pak kohë më parë kishte dalë nga burgu për veprën penale të përndjekjes, po ndaj punonjëses së Policisë N.Q 27-vjec.
Ai i dërgonte asaj mesazhe ngacmuese çdo ditë nga telefoni i tij. Mesa duket dhe koha e kaluar në burg nuk e ka bërë 30-vjeçarin që të reflektojë dhe të heq dorë.
Ai është arrestuar sërish sot nga ana e Policisë, ndërsa nuk dihet nëse mes tyre ka pasur ndonjë njohje, apo lidhje. 30-vjeçarit do ti duhet të përballet sërish me të njëjtën akuzë.
(E.K/FAXWEB)