Baraspesha mes Shqipërisë dhe Spanjës për sa i përket rezultatit ka zgjatur vetëm 15 minuta. Spanjollët në minutën e 16-të kanë shënuar duke kaluar në avantazh.
Për vendasit ka shënuar Rodrigo i cili pasi mori një top mesfusha me mbrojtësin kuqezi në shpinë arriti të godasë në portë duke mos i lënë ndonjë mundësi Berishës.
Kuqezinjtë po përpiqen të ndalojnë furinë e spanjollëve ato i janë afruar edhe portës por pa e rrezikuar atë.
Sigurisht që dihet kualiteti i spanjollëve, urojmë që ky gol i hershëm mos t’i paraprijë një goleade. Komëtarja jonë duhet thënë se ka disa mungesa të rëndëishme sonte.(B.H/Shuplaka)