Një komentues në fanpage-in e Ramës duket i pakënaqur me zgjedhjen e Presidentit të ri që është Ilir Meta.
Ai i ka shkruar kryeministrit në rrjetet sociale se Presidenti duhet të ishte i PS-së, duke dhënë edhe një emër që mund të ishte Pandeli Majko.
Megjithatë kryeministri Rama i është përgjigjur se nuk kanë zgjedhur një president për Partinë Socialiste.
“O Qendro nuk zgjodhëm një president për Partinë Socialiste, ndërsa në 18 qershor shqiptaret do vijnë për Partinë Socialiste, për Shqipërinë që duam, për shtet, punë, mirëqenie! Kuptove Qendro?Respekte”,- shkruan Rama.
(M.D/Shuplaka)