Juventusi dhe Napoli nuk dinë të ndalen në këtë sezon në Serie A. Edhe pse java e pestë i kishte vënë përballë kundërshtarëve relativisht të vështirë, sërish këto dy skuadra kanë triumfuar.
Kampionëve në fuqi të Italisë i ka mjaftuar një gol nga kroati Mandzukic në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Fiorentinës, për të marrë 3 pikët e radhës.
Ndërsa Napoli e ka përmbysur Lazion në vetëm 5 minuta në “Olimpico”. Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë me De Vrij, ndërsa në 45 minutat e dyta, ishte Napoli që dominoi totalisht duke shënuar 4 gola. Koulibaly barazoi në të 54-ën, dy minuta më vonë Callejon kaloi në avantazh, ndërsa Mertens shënoi edhe golin e tretë në minutën e 59. Në minutat e shtesës, Jorginho vulosi suksesin e skuadrës së drejtuar nga Sarri në 1-4.
Me dy 11-metërsha, Milani ka mundur Spalin në “San Siro”. Në pjesën e parë ishte Rodriguez që mposhti portierin e Spal nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 61, Kessie, po me penallti, dyfishoi shifrat.
Një fitore të thellë arriti Atalanta, duke triumfuar në fushën e saj 5-1 ndaj Crotones. Një fitore të thellë arriti Atalanta, duke triumfuar në fushën e saj 5-1 ndaj Crotones. Sassuolo fitoi minimalisht në transfertë ndaj Cagliarit, Genoa barazoi me Chievon 1-1. Në barazim pa gola u mbyll Verona-Sampdoria, ndërsa Torino mori 3 pikët në fushën e vështirë të Udineses me një fitore 2-3.
(E.K/SHUPLAKA)