Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 4953 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 686335 vota ose 52.07 % për qind kundrejt 454624 votave të PD-ASHM, 34.49 për qind.
PSD ka marrë 45681 vota, ose 3.47 për qind, Nisma Shqipëria Bëhet 46159 vota, ose 3.50 për qind dhe Partia Mundësia 38750 vota ose 2.94 për qind.
Ky rezultat është deri në orën 10:10
Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.