Pas humbjes së zgjedhjeve, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua “kokë më kokë” me ish-kryeministrin Berisha.
Mirëpo tanimë duket të jetë takuar me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediun. Ky i fundit arriti ta merrte mandatin e deputetit, pasi konkuronte i pesti në Tiranë.
Ende nuk dihet se çfarë kanë biseduar dy aleatët, mirëpo pas takimit Basha duket të jetë larguar nga zyra e tij. Kujtojmë se më hetë, Basha ka thirrur në zyrën e tij në selinë blu edhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Arben Ristani, referuar “Politiko.al”.
Nga ana tjetër, në selinë e Partisë Socialiste duket të ketë rënë qetësia. Pavarësisht fitores, kryeministri Edi Rama sqaroi pak më parë se nuk kishte ndërmend të organizonte ndonjë festë në “Sheshin Skënderbej”, por thjesht një fjalim fitoreje.
(D.D/Shuplaka)