Prej orësh po vijon numërimi i kutive të votimin edhe në Tiranë.
Nga 1282 kuti, janë numëruar 416 deri tani.
Deri tani PS ka grumbulluar 64240 vota, PD 45996 , Mundësia 6268 vota, PSD 4537 vota, Lëvizja Bashkë 2950 vota, Shqipëria Bëhet 3503 vota.
PS siguron 19 mandate, PD 14, Partia Mundësia siguroi 1 mandat, PSD 1 mandat, Shqipëria Bëhet një mandat dhe Lëvizja Bashkë një mandat.
Nga përllogaritja e votave, rezulton se mandati i 14-të që PD-ja ka aktualisht, është shumë i dobët për t’u mbajtur. Kjo për shkak se Partia Mundësia nëse merr 44 vota më shumë, i merr një mandat PD-së duke e zbritur atë në 12 mandate.