Janë numëruar 4904 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike kryesuese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 696,857 vota, ose 52%.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 448,171 vota, ose 34%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 48,545 vota. Më pas vjen PSD me 45,425 vota dhe partia Mundësia me 39,377 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,900 vota.