04:39 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Numërohen 95% e votave në Kosovë, njihuni me rezultatet e deritanishme

07:32 | 07/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kosova voton sot/ 6 kandidatë për kryeministër dhe 30 mijë vëzhgues në të gjithë vendin

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave në Kosovë, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

Kujtojmë që mbrëmë Lëvizja Vetëvendosje ka festuar fitoren e saj në sheshon ‘Skënderbeu’ Prishtinë. Lideri i saj Albin Kurti ka thënë se tashmë do të nis bisedimet me Lidhjen Demokratike për formimin e Qeverisë. “Do ta kemi qeverinë sa më parë”, tha Kurti.

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani në një konferencë për media ka falënderuar qytetarët për zgjedhjet e qeta dhe të rregullta. Ajo tha se do të presin numërimin e votave të mërgatës dhe votave me kusht për të ditur fituesin e zgjedhjeve të sotme të parakohshme parlamentare.

“Sonte nuk mund të shpallet fituesi”, tha ajo në një konferencë për media. Ndërkohë po mbrëmë, Kadri Veseli e ka pranuar se Partia e tij do të mbetet në Opozitë, për herë të parë pas 12 vitesh në qeverisje.

“Së bashku me PDK kemi punuar shumë që t’i fitojmë këto zgjedhje por nuk fituam.Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë. PDK do të kalojë në opozitë por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”, tha ai në një konferencë për media.Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor, në të cilat koalicioni i përbërë nga partia e tij, AAK dhe PSD-ja, sipas rezultateve ende jo përfundimtare është radhitur e katërta, me rreth 11 për qind të votave.

Haradinaj ka përgëzuar qytetarët për nivelin e lartë të pjekurisë politike dhe demokratike, ndërsa ka falënderuar institucionet për organizimin e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre.

Etiketa: albin kurti shpall fitorenfiton vetevendosjakosova votonvetevendosja kryesonzgjedhjet ne kosove
Pas

Horoskopi për sot/ Ja parashikimi i yjeve për të lindurit e çdo shenje

Para

U betua se do të mbyllte emisionin nëse humbte PDK, përlotet Baton Haxhiu

Para
U betua se do të mbyllte emisionin nëse humbte PDK, përlotet Baton Haxhiu

U betua se do të mbyllte emisionin nëse humbte PDK, përlotet Baton Haxhiu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.