Në Prishtinë janë numëruar 93.12 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
20: 35: Mbi 80 për qind të votave në Prishtinë, prin Përparim Rama. Janë numëruar mbi 80 për qind e votave në kryeqytet, ndërsa vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
Deri tani, Rama ka marrë 33.094 vota, që në përqindje i bie 51.10. Ndërsa, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje ka 48.9 për qind të votave. Dallimi mes dy kandidatëve është 1422 vota.
20:00: Në Prishtinë janë numëruar 62.61 për qind të votave deri në këto çaste.
Përparim Rama i LDK-së ka 51.31 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka fituar 48.69 për qind të votave.
Nga 25.104 votat e vlefshme në Prishtinë, 51.16 për qind të tyre i ka fituar kandidati i LDK-së, Përparim Rama. 48.84 për qind të tyre i ka marrë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje.
(E.H/Faxweb.al)