20:18 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

10:24 | 14/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

Tashmë që numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar, beteja po vijon mes kandidatëve në listën e hapur. Në të gjithë vendin po numërohen votat preferenciale për kandidatët. Ata që janë në listën e mbyllur janë të privilegjuar dhe do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, e cila do të dërgojë deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur.

Tirana

Karrige sigurojnë 5 kandidatët burra më të votuar, duke nisur nga Blendi Gonxhja me 8085, ministri Ervin Hoxha me 4317 vota, Fatmir Xhafaj me 3803 vota, Erion Braçe me 3753 vota, Ornaldo Rakipi me 2807 vota. Ndërkohë, nga lufta mes grave, Antonela Dedej me 1976 vota dhe Anila Denaj me 1403 vota kanë më shumë shanse për t’u futur në Kuvend.

Sa i takon koalicionit të Sali Berishës, i cili deri më tani ka vetëm 13 mandate, sipas llogarive i bie që nga lista e hapur e Tiranës të futet në Kuvend vetëm kandidati që ka marrë më shumë vota dhe ai deri më tani është mjeku Ilir Alimehmeti me 4287 vota. Votat preferenciale mund të lëvizin, pasi ende po numërohen, por në Tiranë mbesin jashtë figura si Jorida Tabaku, e cila deri më tani rezulton e dyta më e votuar me 4079 vota, jashtë rrezikon të mbetet edhe Ilir Meta me vetëm 1535 vota, i cili garon nga qelia.

Në rastin më të keq, edhe nëse dy kandidatët e PL në listën e sigurt, Tedi Blushi ose Erisa Xhixho do digjnin mandatin e tyre për ta sakrifikuar për Ilir Metën, sërish ky i fundit nuk do të futej në Kuvend, pasi do duhet të jetë i 14 më i votuari në këtë qark.

PS në qarqet e tjera

Në Shkodër kryeson Edona Bilali me 6296 vota, në Lezhë Pranvera Skana me 3768 vota, në Kukës Alban Zeneli me 4207, në Korçë Ilirian Pendavinji me 7086 vota, Tërmet Peçi me 9468 vota në Gjirokastër, Klevis Jahaj në Fier me 10 483 vota, Sara Mila në Elbasan me 10693 vota, Arkend Balla me 9215 në Durrës, Agron Malaj në Dibër me 12492 vota dhe Hysen Buzali në Berat me 8189 vota.  Në Vlorë më i votuari nga PS është Damian Gjiknuri me 10 031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota dhe Ardit Bido me 7360 vota.

PD dhe aleatët në qarqet e tjera

Ndërkohë sa i takon PD dhe aleatëve, në Vlorë më i votuari rezulon Petraq Gjikuria me 3533 vota, në Shkodër Bardh Spahia me 7011 vota, në Lezhë me i votuari rezulton ish gjyqtari sheik Gjin Gjoni me 4318 vota, në Kukës Shkëlqim Shehu me 7493 vota, në Korçë Jorida Mazelliu me 4356, në Gjirokastër Alma Kore me 3569 vota, në Fier Gentian Çela me 5196 vota, në Elbasan Qani Xhafa me 3767 vota. Ndërkohë në Durrës me i votuari rezulton ish-prokurori Arjan Ndoj me 4622 vota, në Dibër Përparim Spahiu me 5346 vota dhe në Berat Parid Mahmutaj me 7133 vota.

Renditja në listë të hapur bëhet pa asnjë prag, kush ka marrë një votë më shumë, por 1 në 3 emra, do të jetë femër, edhe nëse zonjat nuk janë votuar sa duhet.

Pas

Mbi 40% e votave janë numëruar/ PS kryeson në diasporë

Para

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Para
Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te 'Shkalla e Tujanit', 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

 



Të Fundit

Votat e Greqisë, PD çon në Kolegjin Zgjedhor çështjen

Vota e diasporës! Kryeson Partia Socialiste, ja votat për secilin qark

Komisionerja Kos uron Ramën: Momenti për zgjerimin e BE është real

Berisha thërret në mbledhje të jashtëzakonshme drejtuesit politik të PD

Presidenti i Brazilit ‘këshillon’ Putinin, Lula: Shko në Stamboll dhe negocio përfundimin e luftës në Ukrainë

PS përmbysi rezultatin në Dibër 3:2 krahasuar me 2021, ja kush hyn në Parlament nga lista e hapur e socialistëve

Vodhën 1 motomjet dhe disa matësa uji në një pallat, arrestohen 2 persona në Tiranë

Tensione në KZAZ-në nr. 31/ Pezullohet numërimi, policia ndërhyn për të larguar vëzhguesit pas përplasjeve me numëruesit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.