Italia po përballet prej javësh me një numër të lartë viktimash nga koronavirurusi. Janë marrë shumë masa nga qeveria Italiane por akoma nuk është mundur që të ndalet kjo valë pandemie që ka përfshirë vendin fqinj.
Një dalje graduale Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza duke treguar se ky plan përfshihen 5 pika kryesore deklaroi:
“Beteja kundër koronavirusit nuk është fituar, por objektivi ynë është të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar me këtë kërcënim, derisa të gjendet një kurë apo vaksinë.”-
Gjithashtu Sperenza ka zbuluar detajet e planit strategjik për daljen graduale të vednit nga pandemia.
“Duhet të themi të vërtetën: situate mbetet dramatike. Emergjenca vijon dhe do të kemi muaj të tjerë të vështirë. Nuk dua të mashtroj askënd, është e kotë të mendosh se ka një zgjidhje shpëtuese. S’mund të jap një datë kur do të mbarojë gjithçka, pasi do të ishte e papërgjegjshme”, tha ai.
Qeveria italiane prej më shumë se një muaji është nën tension për gjendjen aktuale që është krijuar si shkak i koronavirusit. Ditën e sotme mediat vendase kanë raportuar se Italia po harton një plan për rikthimin e jetës normale për qytetarët. Megjithatë qeveria italiane ka sqaruar se aplikimi i këtyre masave për rikthimin në normalitet kërkon kohë.
Distancimin social dhe mjete mbrojtëse për të gjithë, spitale Covid në të gjithë territorin kombëtar, përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale, studim për të kuptuar sa janë prekur dhe një aplikacion, si modeli i Koresë së Jugut, për të verifikuar kontaktet e personave të infektuar.