12:21 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Nuredin Dumani pjeshkëron me kë i do qejfi’ Salianji përplaset me Ballën: Ligji i ri për ‘Policinë’ presion për t’i përdorur për zgjedhjet

13:58 | 19/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Siguria’ PD: Projektligji për ‘Policinë’ të kalojë në shtator! Balla: Kemi përmirësim në statistika, në 2012 ishin 125 vrasje, vitin e kaluar 35

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Komisioni i Sigurisë, lëshoi akuzën se ligji i ri për Policinë e Shtetit, bëhet për arsye zgjedhore.

Sipas Salianjit me ligjin e ri, punonjësve të policisë do t’i bëhet shantazh për të siguruar kështu më shumë vota për zgjedhjet. Mes të tjerash ai sugjeroi që shqyrtimi i këtij ligji të shtyhet.

Salianji po ashty pyeti Ballën se pse Nuredin Dumani lejohet që të kryeje aktivitetin e tij kriminal brenda në burg.

Salianji: Raporti i DASH për 20232 thotë se Shqipëria është vend tranzit i kokainës dhe heroinës, po ashtu edhe vatër kanabisi. Ta ka thënë Gledis Nano që “Plumbi i Artë” është dekonspiruar. Drejtuesi i SPAK thotë që operacionet dekonspirohen. Ka përgjegjësi Policia e Shtetit që Nuredin Dumani pjeshkëron nga qelia? Pse e sillni një ligj të ri 6 muaj para zgjedhjeve? Kemi problem të bashkëpunojmë për shkak të lidhjeve me grupet kriminale, vlerësim për çdo polic që rri në vapë e shi, që përballen me drejtues të inkriminuar, ke zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Keni arritur të kapni ndonjërin nga ata? Tre herë keni sjellë ndryshime këtu për Vettingun në polici. Me anën e Vettingut ka reaguar vetëm një person mos ta përmend atë të shkretin, u harxhuan para për komisione Vettingu, po një e keni në detyrë dhe një që e keni shkarkuar. Të ka thënë drejtuesi i Spak që dekonspirohen operacione, grup i fuqishëm tha drejtuesi i SPAK. Bënin namet në Belgjikë, Holandë, t’ju bëj një pyetje të drejtpërdrejtë del Nuredin Dumani që duhet të ruhet nga njësia, që pjeshkëron 24 orë me kë i do qejfi e vendos gjoba. Keni ju ministër përgjegjësi, pse me pezullimin e dy policëve, ata e kanë lejuar të bëjë atë që bën?!

Balla: Unë e kuptoj që ju kjo punë ju duket shaka se s’keni faj se keni kohë të gjatë në opozitë, por sa i përket indikatorit të sigurisë. Gjatë prezantimit që bëmë në fillim të seancës kemi prezantuar cilat kanë qenë gjetjet që çuan në nevojën e ndryshimeve dhe të faktit që këtu nuk bëhet fjalë për ndryshime por një ligj të ri. Duam ti japim Shqipërisë një kuadër të ri ligjor, me synimin Shqipëria 2030 vend anëtar i BE, që edhe Policia e Shtetit të jetë e njëjtë me vendet e BE.

Salianji: Ata që flenë më pak të dëmshëm janë, se ju që rrini zgjuar, jeni më të rrezikshëm. Ju s’më dhatë përgjigje për një gjë të rëndë që ka ndodhur. Nuredin Dumani që nga burgu, kur të vinë ata të Burgjeve, kryen aktivitet kriminal. A ka përgjegjësi ky departament, a keni marrë masa që ndodhin këto ndodhi në Shqipëri? Një personazh ndër më të rrezikshmit në Shqipëri, ka mundësi dhe salltanete. Ligjin mendoj se ju, përderisa nuk ka një gjë të ngutshme, duhet ta tërhiqni. Policia e Shtetit për ju është një indikator i lartë. Shtyheni diskutimin dhe miratimin e ligjit, pasi bëhet për të mbajtur nën trysni drejtuesit e policisë, për t’i përdorur për zgjedhjet.

Pas

“Anëtar i bandës së inceneratorëve”- Belind Këlliçi nxjerr pamjet dhe dokumentet: Elton Bualli, ushtari i Zoto-Mërtirit që ka përfituar 310 mijë euro nga AZHBR

Para

Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

Para
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

Aksion i IKMT në Theth, autoritetet nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia e Shtetit në aksion ndërkombëtar, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.