Prokorori Besnik Muçi nga Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi në gjyq çështjen për vrasjen e shtetases Lirije Lami.
Çështja është në ngarkim të shtetasve:
– Marjana Cmeta, lindur në Tiranë dhe banuese në Kamëz gjyqesore i padënuar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes për shkak të marrdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
– Hysen Shehu, lindur në Vranjt Dibër dhe banues në Tiranë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
– Agim Lami, lindur në Zall Mner Tiranë dhe banues në Frutikulturë, Kamëz, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
– Arben Saliu, lindur në Zal Mner Tiranë dhe banues në Frutikulturë, banues ne Kamez, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të të “Moskallzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor me Nr.179 datë 23.05.2017, ka rezultuar se shkak i vdekjes së shtetases Lirije Lami ka qenë helmimi me lëndë fostoksinë.
Kujtojmë se Nusja Marjana Cmeta, helmoi vjehrrën, duke i hedhur fostoksinë në ushqim. Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai akuzohet për moskallëzim krimi pasi Marjana ia ka rrëfyer të gjithë ngjarjen (Lexo këtu).
(F.GJ/FAXWEB.AL)