12:16 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nusja helmoi vjehrrën, zbardhet dëshmia e hoxhës që e regjistroj

10:43 | 16/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nusja helmoi vjehrrën, zbardhet dëshmia e hoxhës që e regjistroj

Është zbardhur dëshmia e hoxhës Hysen Shehu në Gjykatë. Tre ditë pas zbulimit të vrasjes së ndodhur një vit më parë të Lirije Lamit, nga nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, tre personat e ndaluar për ‘moskallëzim krimi’ kanë dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Hoxha Hysen Shehu është shprehur në gjykatë se unë e regjistrova bisedën sepse duhet të hiqja çdo dyshim dhe nuk mund të qëndronim vetëm.

“Marjana më erdhi me gjithë familjarët. Unë do t’i bëja rukje (Shërim me kuran kundër syrit të keq dhe magjisë). Për të mos pasur keqkuptime vendosa ta regjistroj rrëfimin. Por feja nuk më lejon ta denoncoj”

Ndërkohë raportohet se 21 vjeçarja Marjana Cmeta ka qendrur e heshtur ne gjykatë dhe nuk ka folur.

Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të 4 të arrestuarit.

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 30 prill 2017, ku është vrarë shtetasja L.L.

Pas hetimeve rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje, është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës.

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Në pranga janë vënë: 1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: hysen shehumarjan cmeta
Pas

Artistët e Cirkut të Tiranës mes ‘katër rrugëve’, Ministria ia kalon në përgjegjësi Bashkisë

Para

Rama s’ka kundërshti me emigracionin: Më shumë fitojmë sesa humbasim

Para
Gazetari i nxjerr pikturën e realizuar në moshën 5 vjeçare, ja si e komenton Rama

Rama s’ka kundërshti me emigracionin: Më shumë fitojmë sesa humbasim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Postribë të Shkodrës, bagëtitë e imëta të infektuara, vendoset në karantinë një fermë

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Shqipëri-Serbi, numri i lartë i kërkesave, shtyhet shorti për biletat

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, reagon MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Gjilan/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik dhe keqpërdorim të kartelave bankare

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.