Në lidhje me krimin në familje, kryer një vit më parë dhe zbuluar nga Policia, bëhen të njohura detaje të tjera.
Nusja Marjana Cmeta, helmoi vjehrrën, duke i hedhur fotoksinë në ushqim. Një nga personat e arrestuar është edhe hoxha Hysen Shehu. Ai akuzohet për moskallëzim krimi.
Disa muaj pas ngjarjes të ndodhur në prill 2017, Marjana Cmeta u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu. Ajo pranoi se ka qene ajo qe ka helmuar te vjehrrën dhe kërkonte faljen e mëkateve nga Allahu.
Ketë rrëfim hoxha e regjistroi në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu ne Arben Saliu, kushëriri i Agimit. Edhe këta dy të fudnit akuzohen për moskallëzim krimi.
Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës, thanë burime zyrtare nga Policia e Tiranës.
(E.L/Faxweb)