Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e arrestit me burg për Lulzim Cukun, i cili vrau me thikë gruan e tij, Manjola Cuku, pak ditë më parë.
Cuku akuzohet për vrasjen me paramendim të bashkëshortes së tij, e cila ishte dhe nënë e tre fëmijëve të mitur, të cilët janë terrorizuar nga ngjarja. Tre fëmijët kanë qenë ata që gjetën trupin e pajetë të nënës së tyre, të mbuluar nga gjaku.
Ndërkohë që Cuku është shfaqur i penduar për krimin që kishte kryer, mirëpo pretendonte se gjithçka kishte ndodhur për shkak të tradhtisë së të shoqes.
Cuku ka pranuar në Gjykatë se me Manjolën prej tre muajsh kishin pasur probleme të vazhdueshme, madje dhe ishin përleshur mes tyre.
“Prej tre muajsh kemi nisur të debatojmë. Kisha arsye se kisha gjetur gjëra të cuditshme në shtëpi që më bënin të dyshoja se me tradhetonte. Vjehrri me tha që shtepia është kthyer në vend drogaxhinjsh, prandaj vendosa ta merrja me vete në Greqi. Por ajo nuk pranoi”, ka thënë në sallën e gjyqit Lulzim Cuku.
“Më tha do të të marr treçerekun e shtëpisë. Ajo nxehej shumë dhe nxehej shpejt. Thyente gjërat në shtëpi. Kam bërë maksimumin për gruan…
Më 19 janar Manjola ka marrë urdhër mbrojtje. Por unë nuk e kam zbatuar urdhrin e gjykatës.
Më 1 shkurt kemi qenë në dhomën e gjumit, rreth orës 22:00 isha në shtëpi. Më tha duhet të dalësh jashtë, por unë nuk dola. Fëmijët ishin në gjumë. Mora thikën dhe e kam goditur”, ka deklaruar më tej Cuku.
Sipas tij bashkëshortja e kishte kthyer banesën e tyre në shtëpi publike, ndërkohë që familjarët e Manjolës deklaruan dje se autori ishte shtyrë drejt krimit dhe nga familjarë të tij.
Motra e Manjola Cukut u shpreh dje se kanë qenë vëllezërit e Lulzimit ata që i thonin atij se gruaja po e tradhëtonte, pasi sipas saj donin që të përfitonin banesën e tij, disa katëshe në Durrës, dhe viktima ishte bërë pengesë për këtë.
Lexo te plote lajmin:
(E.K/Faxweb.al)