08:21 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nxehen dhe më shumë gjakrat mes Iranit dhe SHBA-ve, vritet nga sulmi me raketa komandanti i forcave elitë

09:06 | 03/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nxehen dhe më shumë gjakrat mes Iranit dhe SHBA-ve, vritet nga sulmi me raketa komandanti i forcave elitë

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së konfirmoi se nga një sulm amerikan me raketa në aeroportin ndërkombëtar të Bagadit ka mbetur i vrarë gjenerali Kasem Sulejmani, komandant i forcave elitë të Iranit.

Sulmi u njoftua fillimisht të premten në mëngjes nga ushtria e Irakut. Sulejmani ishte komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit.

Pentagoni tha në një deklaratë se sulmi u ndërmor për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit.

Forca Quds është shpallur organizatë terroriste nga SHBA.

Në deklaratë, Pentagoni tha se gjeneral Sulejmani ishte duke përpunuar aktivisht plane për të sulmuar diplomatë dhe ushtarakë amerikanë në të gjithë rajonin.

Raketat ranë pranë terminalit të ngarkesave ajrore, duke djegur dy automjete dhe plagosur disa njerëz, tha ushtria irakiane në një deklaratë. Ndërkaq, burimet mjekësore dhe policore thanë se të paktën një person u vra dhe nëntë u plagosën.

Pjestarë të grupeve paraushtarake të Irakut të mbështetura nga Irani sulmuan ambasadën e SHBA në Bagdad të martën pas goditjeve ajrore amerikane të dielën kundër bazave të milicisë Kataeb Hezbollah në shenjë hakmarrjeje për sulmet me raketa që vranë një kontraktues amerikan në Irakun e veriut javën e kaluar.

Tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është rritur në rajon dhe lidhet me sanksionet ekonomike të SHBA që dëmtojnë ekonominë iraniane.

Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulmet ndaj instalimeve të naftës, depove të armëve të milicisë dhe bazave ushtarake që strehojnë forcat amerikane.

General Kasem Sulejmani

 

Pas

Vrau të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij/ Gardianit të burgut i shkrumbojnë banesën në Patos (Video)

Para

Jeni kuriozë ta dini? Ja si është marrëdhënia e Marinës me partnerin e Luanës (FOTO)

Para
Jeni kuriozë ta dini? Ja si është marrëdhënia e Marinës me partnerin e Luanës (FOTO)

Jeni kuriozë ta dini? Ja si është marrëdhënia e Marinës me partnerin e Luanës (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

Australiani tenton të thyejë vitrinën e Gurit të Fatit në Skoci, arrestohet

‘Paqe ose sanksione’, Trump vendos ultimatum 50-ditor për Putinin, masa edhe kundër shteteve që bashkëpunojnë me Rusinë

Amerikani që vrau babanë e tij dhe tregoi kokën në YouTube dënohet me burgim të përjetshëm

Ulet norma tavan e interesit për kreditë e vogla konsumatore në 62.2%

“Mbi 100 civilë vriten çdo ditë në Gaza”, ministri egjiptian në Bruksel: Turp për të gjithë ne

Shqipëria kryeson Europën për emigracion neto negativ në vitin 2024

Mjeku gjerman del në gjyq për vrasjen e 15 pacientëve të sëmurë rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.