Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë vazhdojnë të jenë të tensionuara, që pas ndalimit të tubimeve turke nga qeveria gjermane. Së fundmi, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar kancelaren gjermane, Angela Merkel se ajo mbështet terroristët.
Këtë deklaratë, Erdogan e ka bërë gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për rrjetin A Haber.
“E nderuara Merkel, ti mbështet terroristët. Zonja Merkel, pse po i fsheh terroristët në vendin tënd? Pse nuk po bën asgjë”, është shprehur Erdogan.
Ai e ka akuzuar Berlinin se nuk po përgjigjet për 4,500 dosjet e dërguara nga Ankaraja për të dyshuarit për terrorizëm. Presidenti turk gjithashtu ka akuzuar televizionin shtetëror gjerman për mbështetje “të organizatave terroriste” dhe për përhapje të propagandës kundër sistemit presidencial. (D.D/Shuplaka)