Kur nuk ka nisur ende fushata elektorale në vendin tonë, përplasjet e para të forcave politike, kanë ndezur gjakrat dhe të militantëve dhe mbështetësve të tyre. Gjatë mbrëmjes së djeshme janë thyer zyrat elektorale të dy partive politike në qytetin e Fierit.
Burimet bëjnë me dije se janë thyer xhamat e zyrave të PS dhe të PDIU-së që ndodheshin në lagjen 1 Maji të qytetit të Fieri, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin e autorëve.
Policia po vijon hetimet për ngjarjen, që duket se është paralajmërim për një fushatë të tensionuar që na pret muajin e ardhshëm.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli” dhe pranë poliklinikës, nga ana e shërbimeve të Policisë së rendit, janë konstatuar të dëmtuara me gur dy xhama të zyrave elektorale të dy subjekteve politike.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
(E.K/Faxweb.al)