Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit blendi Fevziu, ka komentuar marrëveshjen Rama-Basha, për zgjidhjen e krizës politike.
“E vetmja gjë që arriti kjo marrëveshje është që partitë e vogla të mos futen në zgjedhje. Unë e kuptoj që njerëzit mund të kenë interes tek Ministria e Brendshme apo tek Ministria e Shëndetësisë apo tek e Arsimit, por nuk e kuptoj dot se çlidhje ka Aluizni, OSHEE, AKBN në këtë mes. Folën për pushtet në tavolinë që nuk duhet të kishte dhe ajo që mund të kuptojmë sot është degradimi i kauzave të mëdha.
E dini pse u ulën ata të dy bashkë, sepse dje LSI dhe PDIU u tha se nuk mund të vazhdoni kështu, uluni e zgjidhni ngërçin. Dhe rënë dakord që të ulen bashkë vetëm e vetëm që të mos kenë koalicione
Po ta shikosh gjatë gjithë historisë politike, kanë gjetur zgjidhje partitë politike. I vetmi problem është ky, nëse je burrë i madh shteti duhet të sillesh si burrë shteti. Ka tre muaj që torturon gjithë dynjanë. Çështje kimie Blendi e kuptoj, kështu që mendoj që për të që kishin me merak tregun çam e patë tregun kinez kësaj radhe.”, tha Doda e nxehur. (D.D/Shuplaka)