Pasi nxënësit shkallmuan derën dhe hynë brenda shkollës, forcat ‘Shqiponja’ kanë mbërritur në Mengel të thirrur nga drejtoria e shkollës.
Forcat Shqiponja i kanë nxjerrë jashtë nxënësit që kishin hyrë brenda ambienteve të shkollës dhe policia ka bërë postbllok.
Protesta për shkollën në Mengel vijon prej ditësh.
Pavarësisht se në orën 14:00 do të zhvillohet tenderi i punimeve, banorët janë dyshues dhe mjaft të irritua, dhe as sot nuk kanë çuar fëmijët në shkollë.
“S’ka ardhur askush të na shohë. Kujtohen vetëm për vota. Kryeministrja ose ministrja duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Po tallen me ne”, thonë ata.
Nxënësit sërish kanë hapur me forcë derën e shkollës dhe kanë hyrë brenda. Klasat kanë qenë bosh pasi është hequr baza materiale, për shkak se siç u tha do të nisnin punimet.
Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nështruar rikonstruksionit.
Ndërkohë një nga nxënëset shprehet se duan që Shkolla të hapet pasi nuk duan të shkojnë në Elbasan të bëjnë mësim, pasi është larg.
“Duam këtu ta bëjmë mësimin, jemi mësuar, atje duket sikur nuk jemi në shtëpinë tonë”, tha nxënësja.
Banorët e fshatit Mengël në Bashkinë e Elbasanit kërkojnë hapjen e shkollës së fshatit, e cila është mbyllur një vit më parë për arsye sigurie pasi u dëmtua nga tërmeti i majit të vitit 2017.
https://www.youtube.com/watch?v=W_HwgLiqV-Q&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=Kf7Gxax-a9Y&feature=player_embedded
https://www.youtube.com/watch?v=yHsKBS8OTT0&feature=player_embedded
(B.H/Faxweb)