Janë nxjerrë nga rrënojat e godinave të shembura nga tërmeti 4 trupa të pajetë në zonën e Kënetës në familjen Lala, ndërsa mësohet se u përkasin Marjeta Lalës, Emilio Lalës dhe Dionis e Dionisa Lalës, nëna me 3 fëmijët e saj.
Ndërkohë në Lagjen nr. 6 në Durrës është nxjerrë dhe trupi një prej 2 grave të mbetura nën rrënoja janë identifikuar dhe bëhet me dije nga burimet se trupi i përket Nafie Rexhepit rreth 70 vjec, ndërsa personi i dytë është Xhuljeta Gjonaj rreth 53 vjeç.
Bëhet me dije se kërkimet në Kënetë në banesën e familjes Lala vijojnë kërkimet edhe për një trup tjetër që dyshohet se është ende në gërmadha dhe bëhet fjalë për Ilir Lalën, djalin e paralizuar të kësaj familje, xhaxhai i 2 binjakëve të gjetur sot të vdekur.
Deri më tani numri i personave të vdekur në familjen Lala shkon në 7. Kujtojmë se Ramë Lala, 17 vjeç, vëllai i Griselda Lalës e cila mbeti e vdekur në banesë, u shpëtua pas më shume se 10 orësh operacion.
Të vdekurit nga familja Lala
Marjeta Lala
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala (Motra e Ramë Lalës)
Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)
Shpëtuar gjallë
Ramë Lala
Në kërkim nën rrënoja
Ilir Lala
(F.GJ/FAXWEB.AL)