Vetëm pak minuta më parë janë nxjerrë nga miniera e Bulqizës 3 trupat e pajetë të minatorëve. Pas shpërthimit në minierën e Bulqizës tre trupat e pajetë e minatorëve u gjetën vetëm mbremjen e djeshme në nivelin e 21 në minierën e Bulqizës. Ata mbetën të bllokuar në minierë që prej ditës së shtunë. Minatorët u bllokuan në këtë nivel pas shpërthimit të hidrogjenit dhe gazit metan. Po kështu trupat minatorëve janë dërguar me autoambulanë drejt Tiranës pët t’u kryer ekpertiza ligjore.
“Grupet e RISHMIT dhe Shërbimet e Policisë, pasi kanë arritur të fusin tubacionet duke rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit për pastrimin e ajrit nga gazi, si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen, duke gjetur të pajetë 3 shtetasit kinezë: -R.G, (specialist sigurimi i pusit); -H.J ( kryepunëtor); -H.A (punëtor)”, sjkruhet në njoftimin e policisë.
Shpërthim i gazit ndodhi paraditen e së shtunës në minierën e Kromit në Bulqizë, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur tre punonjës të tjerë, ndërsa tre pminatorët që u gjendën të jetë sot ngelën brenda minierës. Fillimisht u raportua se tre personat kishin mbetur të bllokuar në minierë, por për shkak se orë të tëra kaluan, dhe pavarësisht se kërkimet vazhduan tre trupat e pajetë të punonjësve u gjendën vetëm sot. Ndësa tre minatorët e tjerë të plagosur u dërguan me urgjencë menjëherë në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Për ngjarjen ka pasur një interesim të herë pas hershëm edhe të ambasadës kineze si dhe ishin angazhuar një numër i madh forcash për gjetjen e tre minatorëve që fatkeqësisht humbën jetën. po kështu janë bërë kërkime çdo ditë. (J.V/Shuplaka)