Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë pasditen e sotme nga rr ënojat e një pallati të shembur nga tërmeti në Thumanë.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e tre pallateve të shembura në Thumanë dhe mësohet se viktima është Kastriot Cakoni
32 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës. Nga viktimat e këtij tërmeti 8 persona janë të familjes Cakoni në Thumanë të cilët raportohen të vdekur deri më tani, ndërsa mendohet të ketë ende pjesëtarë të kësaj familje nën rrënoja.
Një nga pjesëtarët e familjes, ka folur për FaxNews, ku shprehet ka humbur 7 persona. Gjithashtu ai thotë se ka ende pjesëtarë të familjes së tij nën rrënoja.
https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/2784493071590268/
VIDEO/ “Kemi humbur 7 persona”, flet pjesëtari i familjes Cakoni: Kemi ende njerëz në rrënoja
(F.GJ/FAXWEB.AL)