Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se nxirrte në rrugë për të lypur bashkëjetuesen e tij me foshnjën 8 muajsh.
21-vjeçari është identifikuar si Embra Nuredinin, banues në Tiranë. Akuza që rëndon mbi të është ajo e keqtrajtimit të të miturit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
– Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.
(E.K/SHUPLAKA)