Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, ku pacienti ka kanosur me armë mjekun e spitalit të qytetit.
Ngjarja ka ndodhur në obottin e spitalit, ndërsa shtetasi i arrestuar dyshohet se vuante nga çrregullime mendore, edhe pse nuk ka pasur kartelë.
Bujar Hoda ka shkuar në oborrin e spitalit dhe e akuzon mjekun se ky para 15 vitesh si ka mjekuar mirë bashkëshorten, ngjarje kjo që nuk ka ndodhur.
Policia njofton se është arrestuar: Bujar Hoda, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj,Gramsh Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë (thikë) me të cilën autori kanosi mjekun.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi,mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 238 dhe 279 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)