Për të gjithë prindërit, momenti kur fëmijët e tyre vendosin që të jetojnë në dhoma të ndara është i vështirë. Sa për shkak të moshës së fëmijëve, sa edhe për shkak të frikërave dhe pasigurive që ata mund të kenë për të jetuar në dhomë më vete.
Po duket se moderatorja Aulona Musta është shumë e lumtur me faktin që vajza e saj, më në fund ka vendosur që të dalë në dhomë më vete.
Përmes një videoje në Instagram, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit këtë ‘’ditë të shënuar”, dhe nuk ka harruar të kujtojë se më në fund dhoma e gjumit do të përdoret dhe për ‘’aktivitete të tjera”.
“Kjo qe shikoni ketu eshte fytyra e nje mami qe ja doliiiiii!!! Pooo! Me ne fund, pas 4 vitesh e gjysem, arriti ta nxjerre femijun e saj nga dhoma dhe ta lere per te fjetur ne dhomen e vet!
Pikerisht kur i kisha humbur shpresat dhe mendoja se kjo gje nuk do ndodhte para moshes 18 vjece, ja ku mrekullia ndodhi!
Ne fakt, fillimisht kam vendosur ta le te mendoje se ne thjesht fleme te dyja bashke nga dhoma tjeter, sepse nuk doja tja beja traumatike “zhvendosjen”, por avash avash kur ta kuptoje qe s’ka asgje te keqe te flesh ne dhomen tende dhe te zgjohesh naten e mos ta kesh mamin e babin aty, do t’ja them troc: Shiko o bije se ti po fle vetem! Urime!
Mami dhe babi mund te perdorin dhomen e tyre te gjumit jo vetem per te fjetur tashme Po per ju si ka qene kjo eksperienca e largimit nga dhoma? Jam shume kurioze te lexoj komentet tuaja, prandaj mos u kurseni!”– shkruan moderatorja krahas videos.