Ish-kryeministri Berisha ka postuar në faqen e tij në ‘Facebook’ mesazhin e një të riu që thotë se është larguar nga Shqipëria për në Amerikë duke lënë çdo biznes të babait të tij pasi nuk shtyhej më.
Ai thotë se është i mërzitur që është larguar por nuk rrihej në Shqipëri më një ekonomi poshtëruese ku kryeministri u jep para shokëve të tij.
“Nxjerri lot përdit kur shof moshën teme dit për dit çdo i ri gjen mnyra të ndryshme me u zhduk nga aj shtet kur ne aty kena kalu jetën dhe e dojm me gjith zemër por nuk rrihet ma me at ekonomi poshtëruse që asht tu ba aj që jep pare vetëm vetes dhe shokve të vet dhe tjert marojn për buk”, shkruan qytetari, duke shtuar se Rama blen këmisha me çmin 23 000 dollar.
Postimi i plotë i Berishës:
Kallam deshtaku blen 23000 dollare kemisha ne nje dore ne Neë York!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
Pershendetje zoti Sali Berisha . po ti shkruj kto fjal prej hallit te madh un jam djale 22 vjec vendosa me lan cdo biznes te im ati cdo burim pune qe ai ka ndertu dhe erdha ne amerik vetem se Nuk Shtyhet ma nuk shtyhet ma me ate person te poshter dhe drogaxhi me ket shtet te shpifun qe ka shnderru ky person i pa moral .. nxjerri lot perdit kur shof moshen teme dit per dit cdo i ri gjen mnyra te ndryshme me u zhduk nga aj shtet kur ne aty kena kalu jeten dhe e dojm me gjith zemer por nuk rrihet ma me at ekonomi poshteruse qe asht tu ba aj qe jep pare vetem vetes dhe shokve te vet dhe tjert marojn per buk.. dhe edvin rama vjen blen 23 000 dollar kemisha ne hugo boss ne time square .. respekte zoti sali berisha shpres cdo dit qe shteti jon te zgjohet prap nga ju
(B.H/Faxweb)