Ish-drejtuesi i policisë së Shtetit, Arben Hajdaramataj në një intervistë për Fax News foli në lidhje me rritjen e kriminalitetit në vend, duke ju referuar ngjarjeve të kronikës së zezë.
Hajdarmataj nënvizoi se një nga shkaqet kryesore të kësaj rritje është mosparandalimi i krimeve nga ana e policisë së shtetit.
“Unë mendoj se jo vetëm këto dy rastet e diteve të sotme, por ky fillim viti ka filluar shumë keq për sa i përket kriminaliteti. Pothuajse çdo ditë kemi nga një ngjarje kriminale. Nuk e teproj nëse them se kemi vrasje të tipit mafioz dhe vrasje makabre. Janë disa raste që të bëjë të ndihesh shumë keq. Krime ndodhi do të ndodhin, uroj të ndodhin sa më pak, por do të ndalesha në rolin e policisë në parandalimin e këtyre ngjarjeve kriminale.
Puna e policisë së Shtetit lë shumë për të dëshiruar. Ka mbi dhjetë ditë që ngjarja në Kamëz nuk ishte zbardhur. Më vjen mirë që prokuroria ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, por më vjen keq që nuk kemi bërë të mundur arrastimin e autorëve.
Rasti i Korçës në mes të qytetit të përdoret sëpatë, të bën të ndihesh shumë keq. Ai qytetar që ka bërë krimin, arrin të kryejë një krim, nuk ka asnjë lloj frikë të kryej një krim në mes të ditës. Ai nuk ka asnjë lloj frike nga ana e policisë së shtetit. Çdo qytetar ngrihet sot dhe vret në person. Duke analizuar në tërësinë e saj të gjithë këto elemente unë i rikthehem asaj që policia nuk po bën punë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Vetë strukturat e policisë janë të demoralizuara, për shkak të inkriminit të policisë, për shkak të mosmotivimit të policisë së shtetit dhe kryesisht për shkak të ndërhyrjes së politikës në strukturat drejtuese të saj.”- u shpreh Hajdarmataj.
Ndërkohë duke ju referuar nxjerrjes nga burgu të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të cilët ishin dënuar me burgim të përjetshëm, Hajdarmataj u shpreh se këto persona do të ndihmojnë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme.
“Kujt i intereson nxjerrja nga burgu e këtyre kontigjentëve?
Unë mendoj se i interson atij që do ti përdorë. Unë kam bindjen së këtëo lloj personash do të përdoren nga pushteti për zgjdhjet e ardhshme, sepse aty është krejt thelbi. Nëse do të kemi zgjedhje të rregullta zgjedhje të lira, pushteti që prodhohet është shumë më larg krimit. Në këtë rast unë mendoj se këto do të përdoren nga pushteti, sepse këtë lloj kontigjenti nuk mund ta përdorë opozita. E gjitha kjo bëhët që këto të jenë gati në zgjedhjet që do vijnë që të përgatisin terrenin që të marrin vota.” u shpreh Hajdaramataj.