09:10 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nxorën informacionin e rëndësishëm, pezullohen nga detyra 4 drejtues të Policisë

18:28 | 19/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si Rama zëvendësoi narko drejtorët me narkotrafikantë të policisë”

Janë pezulluar nga detyra për shkak të rrjedhjes së informacionit mbi armët e sekuestruara disa ditë më parë, 4 polici me detyra drejtuese në Qarkun e Elbasanit.

Mësohet se mes personave të pezulluar është edhe Komisari Bilal Semanaj, 50-vjeç deri më 4 Prill të 2019 Shef i Komisariatit të Policisë Peqin që u transferua dhe emërua njëkohësisht  Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik po në këtë datë.

Policia ka pezulluar gjithashtu edhe shefin e krimeve në Komisariatin e Cërrikut Albjon Xhitozi 45-vjeç shefi i krimeve ne komisariatin e Cerriku

Gjithashtu janë pezulluar edhe 2 përfaqësues të tjerë të bluve të Elbasanit, përkatësisht:

E.H., 40-vjeç inspektor krimesh në Komisariatin e Elbasanit

E.GJ.,41-vjeç specialist i krimeve në Elbasan

Personat në fjalë janë pezulluar se nxorën informacion për armët, dhe akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “zbulim i të dhënave sekrete”.

Njoftimi i Policise:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues.

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykates se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta. 

Vendimet janë:

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar B.S., 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar A.XH., 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale  “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.GJ., 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ALBJON XHIZOTIBILAL SEMANAJcerrik
Pas

Dorëheqja e Haradinaj, reagon Hashim Thaçi: Lirinë tonë dhe luftën e UÇK-së nuk e cënon askush

Para

“Kryeministër sot bëhesh për 48 orë”, deputeti ‘jep emrat’ e rinj që pretendojnë vendin e Ramush Haradinaj: Mund të jem unë ose…

Para
“Kryeministër sot bëhesh për 48 orë”, deputeti ‘jep emrat’ e rinj që pretendojnë vendin e Ramush Haradinaj: Mund të jem unë ose…

"Kryeministër sot bëhesh për 48 orë”, deputeti ‘jep emrat’ e rinj që pretendojnë vendin e Ramush Haradinaj: Mund të jem unë ose…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Armëpushimi Iran-Izrael, familjet e pengjeve i bëjnë thirrje Netanyahut: Përfshini edhe Gazën!

Merz: Mirëpresim armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit

Izraeli pranon armëpushimin pasi ‘eliminoi kërcënimin bërthamor e raketor të Iranit’

Vatra e zjarrit në Kukës ende aktive pas 24 orësh, ndërhyrje intensive nga zjarrfikësit

Sulme në Gaza: Izraeli godet civilë që prisnin ndihma, 21 të vdekur

Lirohen 57 ushtarë të rrëmbyer në Kolumbi

Irani: Raketat u qëlluan para nisjes zyrtare të armëpushimit

Arakchi mohon marrëveshjen: Nuk ka armëpushim mes Iranit dhe Izraelit

Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci

Armëpushimi Iran-Izrael sjell qetësi në tregje: Rritje në bursa, rënie e dollarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.