Esmeralda Ruko, nëna e dy fëmijëve që u gjend nën një furtunë kritikash në rrjetet sociale pasi qarkulloi një foto me një mbishkrim ku ajo nxirrte në shitje dy fëmijët e saj pasi i kishte me ish-burrin, ka sqaruar për ‘Fax News’ se gjithçka është e pavërtetë dhe se është ish-burri që sipas saj po i vret fëmijët pasi ai ka vjedhur të dhënat dhe ka hapur adresën në emër të saj ku ka bërë dhe postimin që shkaktoi aq shumë bujë.
Ajo tha se fëmijët i ka në shkollë në Greqi dhe se është e gatshme që nesër të vijë në Shqipëri për të bërë denoncim ndaj ish-burrit dhe bëri thirrje që policia ta arrestojë. Ruko tha gjithashtu se ish-burri I kërkon që të kthehet me tëp or ajo nuk pranon pasi thotë se nga një njeri i tillë ajo dhe fëmijët janë të rrezikuar.
“Më thotë të kthehemi bashkë dhe i dërgon mesazhe djalit që unë ta marr në Greqi. Shkurt muhabeti unë nuk kam punë me të. Statusi nuk është i vërtetë, nga inati që unë nuk kam pranuar ai ka kërcënuar mua dhe djalin. Djali është mërzitur me këto fjalë pasi ai ka thënë fjalë ofenduese ndaj meje. Kam biseduar dhe me motrën e tij dhe i kam thënë që të pritet sa fëmijët të qetësohen dhe do ti bëj unë që të flasin ma babain.
Unë nga ai njei isha në spital. Kurrë nuk u kam folur fëmijëve keq për të. Ama dua ndihmë nga shteti, dua të bëj denoncim, dua që ai të arrestohet nga policia. Ka marrë fotot e mia, të dhënat e mia dhe ka shkruar sikur jamë unë. Do vij në Shqipëri dhe do merem me cdo gjë, është babai që po vret fëmijët. I ka takuar fëmijët në gusht, I ka mbajtur dy javë fëmijët, unë fëmijët nuk I kam marrë kontrabandë. Dua ndihmë”, tha ajo. (B.H/Faxweb)