Dosja ndaj numrit 2 të Ofl Artan Shkëmbi ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës për kopetencë.
Burime nga SPAK bëjnë me dije për gazetarin e Fax News Elvis Myrta se gjatë hetimeve nuk kanë konstatur veprën penale të korrupsionit e për këtë kanë shpallur moskopetencë duke e dërguar çëstjen në prokurorinë e rrethit Tiranë.
Ai do të hetohet nga institucioni i akuzës së kryeqytetit për nxjerrje të sektetit hetimor dhe me këtë akuzë do gjykohet nga gjykata e Tiranës.
Pak ditë më parë ishin gjermanët ata që iu përgjigjën një letërporosie të palës shqiptare, dhe zbuluan që ishte Shkëmbi ai që njoftoi dy persona të dënuar, se ishin nën hetim nga OFL.
Mësohet se Shkëmbi është zyrtari që ka kërkuar në sistemin DEEP SEE, informacione për dy subjektet e OFL-së. Sipas letërporosisë, thuhet se grupi i përbashkët hetimor për narkotikët ‘GER KIEL’, po hetonte shtetasit shqiptarë me inicialet K.V dhe A.P.
Po ashtu konfirmohet informacioni i transmetuar përmes rrjetit të enkriptuar ‘ENCRO CHAT’ përmes një telefoni I-PHONE X, ngjyrë e zezë. Artan Shkëmbi është i pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe tashmë do të hetohet nga prokuroria e Tiranës dhe jo nga SPAK.
(E.K/Faxweb.al)