Janë publikuar në media pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit Jack Teixeira, njeriu më i kërkuar i momentit, i cili akuzohet se publikoi në rrjet dhjetëra dokumente sekrete të Pentagonit, pjesa më e madhe e të cilave kishte lidhje me luftën në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet e SHBA me aleatët.
21-vjeçari ishte anëtar i gardës kombëtare ajrore që shërben në një sektor të inteligjencës në Masaçusets, ndërkohë që arrestimi i tij u bë i mundur nga agjentët e FBI, në shtëpinë e nënës së tij.
Teixeira ishte identifikuar nga The New York Times përpara arrestimit të tij të enjten si drejtuesi i grupit online ku u postuan dokumentet e klasifikuara.