Studentët e Universitetit të Shkodrës vijojnë rezistencën, ndërkohë që disa prej tyre janë ngujuar nëpër universitet ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.
Ditën e sotme studentët kanë vendosur që ti drejtojnë disa “meme”, rektorit të universitetit Adem Bekteshit, pasi ky i fundit vendosi që të fikë kaldajat që shërbejnë për ngrohje pranë ambjenteve ku po zhvillohej ngujimi i studentëve.
Studentët e ngujuar i bëjnë thirrje rektorit që dëshirën e mirë për bashkëpunim ta konkretizojë duke hequr dorë nga këto metoda.
Kujtojmë se studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër vijojnë ngujimin e tyre prej 7 ditësh në ambjentet ku studiojnë, duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre që i janë adresuar ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Rama.
(M.Q/Faxweb.al)