Kryeministri Edi Rama, ka shkuar pasditen e sotme në Urgjencën e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka vizituar efektivët e plagosur në përplasjen me protestuesit e “Astirit”.
Kryeministri Edi Rama gjatë një prononcimi për mediet është sulmuar nga disa prej banorëve, njëri prej të cilëve qëllon me këpucë në drejtim të tij. Mësohet se presoni që ka qëlluar drejt kryeministrit Rama është Flori Protoduari.
Rama u shpreh më tej se prerja e gishtave të një efektiveje është vija e kuqe me ata që shkelin ligjin dhe dhunojnë Policinë e Shtetit. Më tej ai paralajmëroi se nuk do të ketë dëmshpërblim për banesat e palegalizuara.
Banorët e “Astirit”, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe, protestuan sot para Parlamentit, protestë e cila eskaloi në dhunë.
Pas kësaj ka ndërhyrë policia, e cila ka formuar një gardh për të mbrojtur Kryeministrin di dhe kanë shoqëruar disa protestues që tentuan të godasin atë.
(B.B/ Faxweb.al)