Pedagogu dhe analisti Erion Kristo, ka reaguar pas dialogut të Kryeministrit Edi Rama me disa studentë në Vlorë, nga ku ai u kryqëzua si për ligjin e arsimit, politikat e tij, e deri tek vila në Surrel.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Kristo e ka paralajmëruar Kryeministrin që të lërë dialogjet e sajuara, pasi po i kthehen në bumerang.
Kristo teksa shkruan: “O derman, po pse e kruan me fiq deti?”, shton,“Mblidh kokat. Trego vullnet. Ky dialog i sajuar po te demton.”
Reagimi i plotë:
“1. O derman, po pse e kruan me fiq deti? Cdo ne Vlore? Apo tu duk me kollaj?
2. Bravo studentet qe nuk e bllokuan serish trafikun.
3. Rezistenca vazhdon.
4. Nje grup pune i KM po punon per ceshtjen. Cilet jane anetaret? Bejeni publik paktin. Personalisht do ta mbeshtesja nje pakete serioze dhe nje reforme te vazhduar te arsimit ne teresi.
5. Strategjia e dialogut neper universitete rrezikon te kthehet ne nje bumerang. Lere fare. Shko ne zyre. Mblidh kokat. Trego vullnet. Ky dialog i sajuar po te demton. Nuk je ti koka e Zeusit qe do beje reformen. Mblidh ata qe mund ta bejne. Leri strategjite. Sinqeriteti eshte qasja me e mire. Ta them sinqerisht!”
(B.B/ Faxweb.al)