Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një shënimi në rrjetet sociale ka reaguar lishur me sasitë e mëdha të kokainës që janë zbuluar në vend, që kanë dalë përmes Shqipërisë, apo që kanë pasur destinacion vendin tonë.
Përmes një reagimi jo si zakonisht, Berisha ka radhitur një sërë precedentësh të tillë ndërsa nuk ka nguruar t’i dedikojë edhe disa vargje kryeministrit të vendit Edi Rama.
“Festivali mbyllet me nje fjalim te Don Gramozit, i cili thote se, vertet sot nuk jemi me feneri ndriçues i socializmit ne bote por me shokun Edvin Mafia arritem te behemi fari me kryesor i trafiqeve mbi dhe! “ shkruan ndër të tjera Berisha.
Reagimi i plotë:
O droge te madhe ka Shqiperia
O rrofte e qofte Edvin Mafia!
Miq, mund te themi se keto 10 dite fale narkoshtetit te Edvin Mafise jemi te paret ne bote per lajmet per drogen.
Ne kete hark kohor jane kapur
1- Dy gomone me mbi 12 ton kanabis ne rrugen detare Shqiperi-Greqi-Turqi
2-132 kg kokaine erdhen e portin e Durresit ku i prisnin me padurim narko doganieret per narkoqeveritaret e tyre
3-530 kg kokaine e paster u kapen sot tek niseshin nga Brazili per ne Shqiperi destinacion Klubi i futbollit te Elbasanit
Keto ngjarje, suksese madhore ne jeten e narkoshtetit do festohen se shpejti me nje Festival per Drogen, te cilin do ta hape vet ansambli Droga me dirigjent Taulant Toyota Yaris.
Festivali çelet me kengen:
O droge te madhe ben Shqiperia
rrofte e qofte Edvin Mafia oee, oee, oee
Festivali mbyllet me nje fjalim te Don Gramozit, i cili thote se, vertet sot nuk jemi me feneri ndriçues i socializmit ne bote por me shokun Edvin Mafia arritem te behemi fari me kryesor i trafiqeve mbi dhe! sb
(F.GJ/FAXWEB.AL)