03:08 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”O hajde në Vlorë, o ik nga puna”, reagon Edi Rama pas nxjerrjes së sms-ve: S’kemi ku ulim njerëzit!

14:40 | 15/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kërkoi largimin e tij, Rama habit me përgjigjen ndaj Arta Dades

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në rrjetet sociale duke thënë se kryeministri Rama po përgatit një miting për t’u mbajtur në Vlorë, në shenjë presioni ndaj protestës së Tiranës që do të mbahet nga ana e opozitës.

Sipas Berishës në këtë miting po merreshin mezor punonjës së administratës në të gjitha Bashkitë e vendit, përfshirë dhe atë të Poliçanit. Lidhur me këto pretendime ka reaguar pak minuta më parë dhe kryeministri Rama, i cili shkruan:

Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit.

Ndërkohë Berisha shkruante si më poshtë:

“Nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Vlorë,  z. Dritan Leli, ditën e shtunë, datë 16 shkurt 2019, ora 10:30, në Sheshin e Flamurit do të zhvillohet aktiviteti “Për Vlorën që duam” me pjesëmarrjen e kryeministrit z. Edi Rama. Ju mirëpresim. Kabineti, bashkia Vlorë. Përshëndetje, lajmëroni gjithë stafin tuaj për të qënë pjesë e aktivitetit. Me përgjegjësi të plotë kërkohet pjesëmarrja e të gjithëve!”

…..

Përshëndetje doktor!

Jam një punonjës në bashkinë e Poliçanit me rrogë të përgjysmuar, 170 mijë në muaj. Na mblodhi dje përgjegjësi i komunales dhe na tha “kush nuk vjen në Vlorë të shtunën, të hënën të mos vijë në punë.  Është i pushuar.

Unë e urrej atë kryeministër sa s’ka ku të veje, por ç’të bëj, më heqin nga puna. Po u bëjnë të gjithëve presion për të ikur në Vlorë. Falemnderit në qoftë se e publikon. Dhe mos të dalë emri im, se jam në hall se më heqin nga puna. Respekte doktor.

Rama dhe qeveria e tij do të jenë gjatë ditës së nesërme në Vlorë, ndërsa opozita paralajmëron se do të mbajë protestën e saj më të madhe në histori.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: berishaedi ramamitingprotesterama
Pas

Nga Albi Nako? Alba Hoxha mori dhuratat e veçanta për Shën Valentin, por ky detaj na çuditi! Pse vallë?

Para

Trump i shkruan Vuçiç: Serbia të njohë Kosovën

Para
Trump i shkruan Vuçiç: Serbia të njohë Kosovën

Trump i shkruan Vuçiç: Serbia të njohë Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.