Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë në Varibop të Fierit ku humbën jetën tre persona, dy burra dhe një vajzë e re. Deri më tani raportohet se viktimat e aksidentit janë Fisnik Murataj dhe Agustin Murataj.
Bashkë me ta humbi jetën dhe Ansia, një shtetase franceze, e cila ka qenë e fejuara e një prej djemve që humbën jetën në aksident.
Një prej banorëve që u gjend në vendin e ngjarjes tregon momentin kur panë trupin e vajzës së mbytur brenda në kanal.
‘’Unë erdha nga shtëpia për te toka, pashë kanalin e prishur. Pashë kallaballëkun, ishte Policia aty dhe s’më lanë që të kaloja. Pamë atë femrën, e pa ai fshatari im dhe tha ‘’ore një i mbytur atje”, ishte një alamet vajze, o nëne moj nëne, alamet femre. Se di kur ka ndodhur, kur erdhëm ne s’pamë gjë, ka rënë natën”, shprehet një prej dëshmitarëve të nxjerrjes së trupave nga kanali.
Foristrada tip ‘Suzuki’ ka rënë në kalan duke shkaktuar mbytjen e të treve. Bëhet me dije se të tre viktimat kanë qenë duke u kthyer nga një gëzim familjar, po mesa duket fundi ka qenë tragjik.
Makina ka ecur përrreth 100 metra në një tokë buqjësore dhe më pas ka rënë në kanal.
Policia dhe ekspertë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pritet një raport i plotë i rrethanave që kanë çuar në këtë aksident të rëndë. Dyshimet e para janë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=C8T3O_QMhLo&feature=youtu.be