Disa studentë kanë protestuar sot para Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas publikimit të videopërgjimit nga PD, ku pretendohej se i vëllai i tij Agron Xhafaj vijonte aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës.
Ata shpalosën një banderolë të zezë me pyetjen: “O pasha ç’u bë me mallin tim?”
Ndërkohë që dhe dje qindra qytetarë kanë protestuar para ministrisë së Brendshmë, duke kërkuar dorëheqjen e Xhafajt si ministër.
(M.Q/Faxweb)