Fax News ka siguruar dëshminë e dhënë nga Aleks Boshnjaku në prokurori, lidhur me pozicionin që ai ka pasur gjatë masakrës në Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Boshnjaku tregon zanafillën e përplasjes mes dy grupeve rivale, teksa thotë se sherri ka nisur prej viktimës Fabiol Gaxha.
Ai është kapur me fjalë me komandon Marvjol Bilo dhe më pas i ka vendosur atij armën në kokë, ndërsa Boshnjaku thotë se nuk e ka parë se kush ka qëlluar mbi Gaxhën, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Aleks Boshnjaku ka dhënë dhe pozicionimin e të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në lokalin e Redi Popescut, duke treguar për herë të parë se aty ka qenë dhe avokatja e pronarit të lokalit.
‘’Në datën katër Tetor rreth orës 20:00 më ka telefonuar shtetasi Redi Popescu, dhe më ka ftuar për një gotë verë në lokalin e tij. Në atë moment kam qenë në një lloto pranë presidencës. Në këtë kohë kam shkuar me motorin tim te lokali i Poppescut. Kam zbritur nga motori, kam hyrë brenda dhe kam takuar Redin, Ervin Matën, Mervjol Bilon, Tan Alushin, Geldon si dhe një person i cili quhet Ardi Baku.
Pasi kam hyrë në ambientet e brendshme jam përshëndetur me të gjithë, dhe kemi filluar të pimë nga një gotë verë. Unë jam ulur krah Mevjolit, në të djathtë kanë qenë Redi, si dhe avokatja e tij, të cilës nuk ja di emrin, dhe pas saj dhe Geldo Hoti.
Në krah të djathtë të Geldos ka qenë i ulur Ervin Mata dhe Tan Allushi. Ndërkohë që po bënim bisedë mes miqsh, në derë kanë ardhur tre katër persona, të cilët i shoqëeronte Redi Popescu. Është ngritur Ervin Mata, i cili i ka takuar normalisht, dhe janë ulur në ambientet e banakut. Pasi janë ulur njëri prej personave, siç mrë rezulton mua (personi që u vra) iu drejtua Mervjol Bilos duke i thënë: O pidh motre, pse shikon?!
Ndërsa Mervjol Bilo nuk ka folur fare, ndërkohë ky person me pistoletë në dorë është drejtuar direkt te Bilo, duke Ii vënë pistoletën në kokë, dhe me dorën tjetër e godiste me grushta në kokë dhe në fytyrë. Ne të gjithë nuk arritëm që të lëviznim, pasi ai ishte me armë në dorë dhe thërriste ‘’mos lëvizni”. Në këtë kohë Ervin Mata ka thërritur: Mos çfarë po bën?
Në këtë moment personat nisën të qëllonin me gushta dhe shkelma, edhe Ervin Matën. Në goditje e sipër kam parë të rrëzohet në tokë, Mervjoli, në këtë moment kam dëgjuar një të shtënë, që nuk kam arritur ta kuptoj se nga erdhi. Jam larguar me vrap drejt derës, për t’u larguar nga lokali. Kur kam dalë kam pasur dhe një cigare në dorë, kam marrë motorin dhe jam larguar, nuk e di si ka shkuar më tej situata”, ka deklaruar Boshnjaku.
(E.K/FAXWEB.AL)