07:00 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“O pika që s’u bie”, Edison Ypi mbron artisten: Sipas lopçarëve, Ornela mund ta përdhoste shpirtin duke dashuruar çfardolloj çuni

18:37 | 18/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“O pika që s’u bie”, Edison Ypi mbron artisten: Sipas lopçarëve, Ornela mund ta përdhoste shpirtin duke dashuruar çfardolloj çuni

Kthimi me një ekspozitë në ambientet e kryeministrisë i artistes Ornela Vorpsi ka ngjallur një sërë polemikash dhe debatesh.

Që nga intervista e parë dhe deri te ajo e fundit, Vorpsi nuk ka lënë asnjëherë mangët që të përmendë simpatinë e saj dhe dashurinë platonike për kryeministrin Rama.

Së fundmi ka qenë shkrimtar Edison Ypi, i cili në një shkrim të publikuar në Facebook, flet për bukurinë magjepsëse të Ornelës, dhe arritjet në karrierën e saj.

Ypi shkruan se “sapo Ornela Vorpsi u çfaq, majmunat e Fejsbukut, minjtë e skutave, urithat e portaleve, katunarët e gazetave dhe televizioneve, u bënë bashkë për tju hedhur në fyt. Nuk janë shumë si numur. Janë të rëndësishëm për të ilustruar dukurinë monstruoze. Për çfarë po i bie legenit çeta e shejtanbudallenjve ndaj Ornela Vorpsit të bën të vësh duart në kokë. Sipas tyre, meqënse Ornela Vorpsi tha se para nja 30 e ca vitesh kur ishte studente ka provuar një debulesë sentimentale ndaj pedagogut Edi Rama, kjo ndodhi e atëherëshme më se e natyrshme e të gjitha kohërave, ka shkaktuar një hata të tanishme të llahtarshme me përmasa të jashtëzakonshme për marrëzira që i kishim kujtuar të vdekura, por paskëshin mbetur të gjalla.”

“O pika që su bie. Ornela Vorpsi mund të kishte dashuruar edhe ndonjë nga ju lehëtarët e sotëm. Por nuk e dinte nga cila skutë spiunonit, në cilin katund vuanit, në cilën kooperativë dergjeshit, cilat ara prashisnit, me cilën dhì bënit qef. Faleminderit Ornela Vorpsi për rastin e mrekullueshëm që na dhe për ta njohur sa më thellë fatkeqësinë tonë, neandertalët tanë.”- mbyll opinionin e tij Ypi.

Reagimi i plotë:

Ornela Vorpsi Ornela Vorpsi ishte e bukur si Sirenë homerike. Ornela Vorpsi ishte një ulurimë shetitëse. Ornela Vorpsi ishte një Yll “Super Nova” që sapo kishte shpërthyer nga një “Black Hole” që ishte Shqipëria e aso kohe. Ornela Vorpsi ishte aq e bukur, aq kryelartë, kishte një rrezatim aq të fuqishëm, sa pa shqiptuar asnjë fjalë, vetëm me prezencë, i bënte pluhur e hi çmenduritë e kohës, luftën e klasave, moralin proletar, rrethimin kapitalisto revizionist, komitetet, mbledhjet, plenumet, dhe të gjitha marrëzitë e tjera. Ornela Vorpsin të gjithë e dashuronin.

Ornela Vorpsi dilte edhe me Mamin. Një kombinim i tillë i hireve femërore me kryelartësinë, seriozitetin, guximin, nuk ishte parë kurrë. Ishin nga fort të rrallat femra që fatkeqësia nuk i kishte ligur dhe shëmtuar, por trimëruar dhe zbukuruar. Tek kalonin dukej sikur i klithnin turmës; Ejani në vete, Femra nuk është për tu veshur me kominoshe doku për të punuar me turne nëpër fabrika të qelbëta. Femrën e ka bërë Perëndia për tu komplimentuar dhe dashuruar. Turma hapte rrugën. Mbante frymën. Vinte në vete. Për pak çaste bëheshin njerëz. Harronin që ishin veshur me lecka dhe që ishin të uritur.

Sipas një ligji të pa shkruar që zbatohet me përpikmëri, ziliqarët, delirantët, budallenjtë, shëmtaraqët, fatkeqët nga sëmundje të rënda, të sëmurët me diagnoza të fshehta, marrin masa, bëjnë çmos, lodhen shumë, të mos duken sa të zinj e të këqinj janë përbrenda. Por ka disa raste kur rrethanat kombinohen në atë mënyrë që turiqenve dhe surratbajgave ziliqarë, u erren sytë, u torollepset mendja, ikin nga fiqiri, fshehin analizat, ndryshojnë diagnozat, harrojnë çdo kujdesje, flakin çdo vëmendje për të mos u dukur sa të këqinj e shpirtkatranë janë, dhe hapin barkun. Derdhja e vrerit, shpallja e budallallëkut, shenjat e sëmundjeve, provat e çrregullimeve, arsyet e fatkeqësive, çfaqja e surratit, u bëhen të papërmbajtshme. Gjithçka u shpërthen me tërë madhështinë e “llaftarisë tmerrisht të bukur”, si thotë Lasgushi i madh.

Sa mirë që ndodh kështu. Përndryshe nuk do ta mësonim dot kurrë sa i thellë, i errët dhe e pisët është humnera e ligësisë njerëzore. Sapo Ornela Vorpsi u çfaq, majmunat e Fejsbukut, minjtë e skutave, urithat e portaleve, katunarët e gazetave dhe televizioneve, u bënë bashkë për tju hedhur në fyt. Nuk janë shumë si numur. Janë të rëndësishëm për të ilustruar dukurinë monstruoze. Për çfarë po i bie legenit çeta e shejtanbudallenjve ndaj Ornela Vorpsit të bën të vësh duart në kokë. Sipas tyre, meqënse Ornela Vorpsi tha se para nja 30 e ca vitesh kur ishte studente ka provuar një debulesë sentimentale ndaj pedagogut Edi Rama, kjo ndodhi e atëherëshme më se e natyrshme e të gjitha kohërave, ka shkaktuar një hata të tanishme të llahtarshme me përmasa të jashtëzakonshme për marrëzira që i kishim kujtuar të vdekura, por paskëshin mbetur të gjalla;

Lufta e klasave nuk po zhvillohet si duhet. Vigjilencën proletare e ka marrë lumi, Komunista e armiq janë bërë si këmbët e dhisë. Morali komunist për ibret. Kultura borgjeze po bën kërrdinë brenda rradhëve të shtrënguara të klasës puntore, inteligjencës kooperativiste, sidomos ndër artistët që janë aleatët më besnikë të partisë orientimet e së cilës janë lënë mënjanë dhe nuk po u jepet asnjë rëndësi, e të tjera e të tjera, me lujt mendsh. Sipas hajvanëve të sotëm që pretendojnë të jenë mbajtës të palodhur të kandilit të të gjitha femrave të të gjitha epokave dhe vendeve, në kohën kur ndalohej veshja, ndalohej krehja, ndalohej larja, ndalohej arratisja, ndalohej muzika, paska qënë e ndaluar edhe dashuria.

Një studente që e kishte babain në burg paska qënë e ndaluar të ushqente simpati sentimentale për një pedagog. Gomerët e sotëm e dinin që atëhere, bashkë me ta edhe Ornela Vorpsi duhej gjithashtu ta dinte, se pedagogu që Ornela Vorpsi simpatizonte, pas nja 30 vjetësh do bëhej Kryetar i Partisë Socialiste, do afronte Shqipërinë me Europën dhe jo me Turqinë e Arabinë, çka do të ishte një gabim tepër i rëndë moralopolitik për studenten dhe rrezik i madh për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë së rakipirësave dhe mëlçingrënësve.

Sipas lopçarëve në fjalë, Ornela Vorpsi, mund ta përdhoste shpirtin e saj duke dashuruar çfardolloj çuni; çun shefi, çun drejtori, çun oficeri, por kurrsesi me çunin piktor të babait skulptor. O pika që su bie.

Ornela Vorpsi mund të kishte dashuruar edhe ndonjë nga ju lehëtarët e sotëm. Por nuk e dinte nga cila skutë spiunonit, në cilin katund vuanit, në cilën kooperativë dergjeshit, cilat ara prashisnit, me cilën dhì bënit qef. Faleminderit Ornela Vorpsi për rastin e mrekullueshëm që na dhe për ta njohur sa më thellë fatkeqësinë tonë, neandertalët tanë.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Edison Ypiornela vorpsi
Pas

E RËNDËSISHME: 16 gjërat që duhet të bëni në momentin kur ju akuzojnë për vepër penale

Para

Detaje/ Grabitja e argjendarisë në Durrës, pronarët tregojnë sa flori vodhën autorët

Para
Detaje/ Grabitja e argjendarisë në Durrës, pronarët tregojnë sa flori vodhën autorët

Detaje/ Grabitja e argjendarisë në Durrës, pronarët tregojnë sa flori vodhën autorët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.