Ka reaguar ditën e sotme juristi I njohur Sokol Hazizaj lidhur me reformën në drejtësi si dhe me atë që ai e quan përdorim i drejtësisë nga politika sa herë është në vështirësi.
Me një gjuhë të ashpër ai shprehet se ideja e delegimit të gjyqtarëve të shkallëve më të ulëta pranë Gjykatës së Lartë, është në kundërshtim të hapur me disa me Konventën e të Dretjtave të Njeriut dhe me Kushtuetutën e e vendit.
Ndërkohë që në reagimin e bërë Hazizaj nuk ka nguruar të bëjë një lutje gjithë pushtetyarëve që të mos e përdorim drejtësinë si një hale dhe si një vend ku vetëm shkarkohen.
Nga Sokol Hazizaj:
“Lutem shume, po shume ama, te mos perdoret drejtesia si hale, kur sa here i ze barku nuk pyesin sa e paster eshte vendi ku shkarkohen.
Ne kete kuptim ideja e delegimit te gjyqtareve te shkalleve me te uleta prane Gjykates Larte, vjen ne kundershtim flagrant me,
- Nenin 6 te Konventes te Drejtave, ku parashihet krijimi i gjykates vetem dhe vetem me ligj;
2. Kushtetuta e R.Sh dhe Ligji 96/2016 nuk parashikon gjyqtar te perkohshem;
3. I njejti ligj i sipercituar pranon vetem emerimin dhe statusin e gjyqtarit per te gjykuar vetem sipas emerimit, duke ndaluar gjykimin ne shkall tjeter;
4. KLGj sot nuk po perballon dot delegimet prane gjykatave te se njejtes shkalle, jo me pastaj ne Gjykaten e Larte.
Konkluzion paraprak- Formula e gjetur, eshte e nxituar, perben deformim total te gjithe thelbit te reformes.
Ne menyre absolute, te gjitha ceshtjet qe do gjykohen ne Gjykaten e te Drejtave (Stazburg) do jene me rezultat negativ. O Servil (ekspertet vendas) e cuat drejtesin ne kolaps total. Le qe ja futet vetes, por dhe nderkombetareve”!