Vizita e kryeministrit në Shkodër është shoqëruar me polemika të shumta dhe nga ana e demokratëve. Në fakt ishte vetë Rama që do ta fillonte ‘’lojën’’ kur në mëngjes ende pa mbërritur në Shkodër do të thumbonte kryetaren demokrate të Bashkisë Voltana Ademi.
Ndërkohë që Ademi iu përgjigj duke i kujtuar kryeministrit se Ura e Bunës është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga ana tjetër në këtë debat është përfshirë edhe Endira Bushati Koordinatore në PD ku shfaqet e habitur me Shkodrën sesj po duron gjithë këtë shfaqje arrogance.
‘’O Shkodra ime…! Si e duron këtë shfaqje injorance, katundarie e arrogance para Teatrit “Migjeni”?????!!!!!!’’, shkruan Bushati.
SHKRIMI I RAMËS:
‘’Jam rrugës për Shkodër, kemi takim me votuesit për herë të parë.
Shkodrën e kam dashuri të vjetër sa jeta e kujtimi i gjyshes sime dhe dhimbje, sepse s’po mundemi dot të bëjmë sa meriton.
Kjo është Ura e Bunës dhe i lutem çdo shkodrani që e sheh, t’ia çojë këtë pamje të trishtueshme kryebashkiakes dhe t’i thotë se nuk duhen lekë, po mjaftojnë sytë e dashurisë për Shkodrën, për ta riparuar brenda muajit! Veç mos i thoni që ju thashë unë, se e shkreta Voltanë mendon se sa më shumë të rrënohet Shkodra, aq më shumë do t’i urrejë socialistët’’, shkruante Rama.
PËRGJIGJA E ADEMIT:
Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundershtar politik.
Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.
Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi derguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto!
Nese ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!
Faleminderit qe ekziston edi rama!
