Koloneli Myslim Pashaj, ka reaguar sërish lidhur me çështjen e kufirit detar, kësaj here duke i kthyer përgjigje një komentuesi i cili e ka quajtur Pashajn, si njeri të ulët pasi ka ndryshuar pozicion për marrëveshjen me Greqinë.
Pashaj ka publikuar mesazhin e komentuesit, i cili sipas tij është dhe profesor, duke kërkuar që elita e intelektualëve ta kuptojnë deklaratën e tij të pak ditëve më parë, se marrëveshja për 12 miljet nuk ekziston.
Postimi i plotë:
Kaq shumë brofe të injorancës, aq shumë fëlliqësirë e grumbulluar, aq shumë panjërezi, aq shumë urrejtje dhe shpirt diabolik, me shpifje të ndyra, në paturpësi, që godet me trysni e cila del fatkeqësisht prej shpirtit njerëzor. Dhe shpirti i keq është i njeriut dhe ai qëndron kundruall shpirtit të mirë e të dlirë, se Njeriu s’mund të rrojë dot pa antinjeriun, se pastërtia shpirtore e dlirësia, është baraspeshë me pjesën e tij të errët, si një dimension kompensues. A duhen duruar! ? Doemos!
Se ata janë pjesë e jonë, se ata shprehin dufe të brendshme instinktive që nuk përmbahen dot. Apo duhet që të dalim edhe ne të tjerët të shajmë për t’u hakmarrë apo t’u presim rrugën dhe t’u bëjmë vetgjyqësi ! Në kohë të sotme , kjo koha moderne e qytetërimit e teknologjive të epërme të e depërtimit ndër të fshehtat e botës , të përfeksionit dhe inteligjencës, në fluturimin e mendimeve që lindën mite, është në pakomandimin dot të këtij dimensioni që e ka me vete bashkesia njerëzore.
Aq shumë e kemi toleruar qytetarin përmjet lirisë së të shprehurit në mediume e portale pafund të mbushur me fëlliqësira. ç’të bëj i shkreti njeri, kur standarti i moralit dhe sjelljes është lëshuar kësilloj. Jemi të pambrojtur. Mos u zgjata te radhis këto fjalë proteste ! Më falni, por këtu më poshtë po citoj, një përdorues të Facebook-ut që është edhe Profesor në Universitetin e Prishtinës… Ëëëhhh! Që ligjëron leksione për gjuhën dhe letërsinë shqipe… Kush është ky institucionin i epërm që e duron këtë Profesor të hedhurinës së madhe !
Ky “facebook-ës” Është Blerin Sapho, një Filologjist i Shqipërisë së Marrë. Ja kush është shëmbëllimi i “shqipes se sharjes së tij filologjiste: 1.“ Po si mund te dali ne Tv ky pervers, a nuk e shpjegoi kompastin e ketij pordhaci z Kristaq Gerveni, ky pleher ishte ai qe mbolli ‘tradhetine’ e Sali Berishes duke shpifur per gjithcka. Pse ky Gerveni eshte i hapur edhe te ballafaqohet Ndersa Llymi shkruan nga ferrat.” 2. “O shoku Llym Pasha na fol edhe pak per hashashin, vetingun me spiuna, largimin e 470 mije shqiptareve, koncensioneve me pare paradhenie degjo edhe ate specialistin Kristaq Gerveni pastaj shko ne hejsfel. Se ka te shitur dhe bythlepiresa politik te tille pa jemi keshtu” “I mbrritun n’Tirane, per te qene pjese e protestes” Nesër ky Njeri do të dalë të protestë, për të ruajtur Integritetin e Republikës së Shqipërisë. Se ia paskan shitur Detin… O det i mjerimit dhe dëshpërimit!
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post