Aktivisti i “Dhuro Dashuri” Ilir Hoxholli, ka mbetur pa fjalë pasi ka vizituar një familje me 3 pjesëtarë të sëmurë.
Dy vajza nga Gramzhi, të cilat janë të moshës 23 dhe 27 –vjeçare, duket sikur janë ende fëmijë pasi vuajnë nga një sëmundje që nuk i lë të rriten. Po ashtu kockat u thyhen me lehtësi.
Deri më tani për to kujdesej babai i cili tanimë është sëmurur me kancer në mushkëri.
Hoxholli shprehet se trishtimi nuk ka fund dhe se nuk di çfarë të shkruajë. Ai bën apel për ndihmë, për të gjithë ata që duan të kontribuojnë sadopak për të lehtësuar dhimbjet e vajzave të sëmura.
THIRRJA E HOXHOLLIT PËR NDIHMË
“Ju lutem shpërndajeni, urgjente!
Aisha dhe Sidorela dy motra nga Gramshi, 27 dhe 23 vjeç kanë nevojë për ne. Janë të sëmura me Spina Bifida, nuk mund të rriten, vetëm lëkurë dhe kocka që u thyhen lehtësisht.
Babai, Hasani ishte i vetmi burim i të ardhurave por ai i sëmurë tashmë me kancer në mushkri. Shisnin si ambulant por kjo nuk mund t’ua plotësojë nevojat vajzave. Ilaçe, serume, ushqime, ju lutem me shpirt t’i ndihmojmë.
Shpërndajeni, mund të bëheni shkak dikush t’i ndihmojë. O Zot trishtimi nuk paska fund, lot, lutje, nuk mund të shkruaj dot cfarë më panë sytë, bëra sa munda, por të gjithë nga pak t’ua lehtësojmë.
Zoti ju bekofte kush lutet, kush dërgon një ndihmë, kush e shpërndan… nuk di çtë shkruaj…
Hasan Qemal Pëllumbi
Euro: AL19 2023 2005 0000 0000 7076 1913
USD:AL04 2023 2005 0000 0000 8076 1913
Lek : AL74 2023 2005 0000 0000 0176 1913
Raiffeisen Bank
Kodi për jasht shtetit: SËIFT; SGSBALTX” (D.D/Shuplaka)