Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama në fjalimin e tij të fundit mbi sigurinë kombëtare u shpreh se Amerikës do t’i kushtojë shtrenjtë nëse i shpallë luftë Islamit.
“Ky i yni është vend i shpresës dhe jo i frikës. Duhen mbrojtur të drejtat qytetare sepse kështu luftohet terrorizmi”, tha presidenti Obama.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë i cili do të largohet së shpejti falenderoi trupat amerikane për ruajtjen e sigurisë së vendit. Ai hodhi poshtë thirrjet e Trump për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA.
Sipas Obamës stigmatizimi i myslimanëve dhe të vepruarit sikur vendi të jetë në luftë me Islamin inkurajon ekstremistët e do të ketë edhe një kosto njerëzore e morale për Amerikën dhe nuk mund të qëndrohet në gjendje të përhershme lufte.
“Ne jemi pikërisht vendi që ka derdhur gjak kundër kësaj forme të diskriminimit e kundër normave arbitrare”, u shpreh ai. Ai theskoi se kryesorja është që Amerika po i’a thyen kurrizin ISIS-it.