Presidentit Barack Obama, i kanë mbetur edhe pak orë në Shtëpinë e Bardhë, por ai e ka gjetur kohën që t’i drejtohet edhe njëherë popullit amerikan.
Në një letër të dërguar ( sipas orës së Uashingtonit) kontakteve në listën e emalit të Shtëpisë së Bardhë këtë mëngjes, presidenti i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen e tyre dhe për çdo gjë që ata i kanë mësuar në tetë vitet e fundit.
Një letër padyshim shumë emocionuese, sidomos për ata që do ta ndjejnë mungesën e Michelle, Sasha dhe Malias në Shtëpinë e Bardhë.
Ja teksti i plotë i letrës:
“Të dashur amerikanë, Është bërë traditë e vjetër për presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara që t’i lërë një letër nisjeje në Zyrën Ovale amerikanit të zgjedhur për të zënë vendin e tij. Është një letër që synon të ndajë atë çka dimë, çka kemi mësuar dhe çka mund t’i ofrojmë sadopak pasuesit tonë për ta ndihmuar të mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë që vjen bashkë me postin më të lartë në vendin tonë dhe me udhëheqjen e botës së lirë. Por, para se t’i shkruaja letrën time presidentit të 45-të, doja të thosha një falënderim të fundit për nderin që pata duke shërbyer si i presidenti juaj i 44-t. Sepse gjithçka që kam mësuar gjatë kohës në detyrë e kam mësuar prej jush. Ju më bëtë një president më të mirë, ju më bëtë njeri më të mirë. Gjatë këtyre tetë vjetëve, ju keni qenë burimi i mirësisë, qëndrueshmërisë dhe shpresës nga të cilat kam marrë forcë. Kam parë fqinjë dhe komunitete që kujdeseshin për njëri-tjetrin gjatë krizës më të rëndë ekonomike që kemi parë në jetën tonë. Kam vajtuar me familjet në zi që kërkonin përgjigje dhe gjetën mirësi në një kishë në Charleston. Kam marrë zemër nga shpresa e të diplomuarve të rinj dhe oficerëve më të rinj. Kam parë shkencëtarët tanë të ndihmonin një të paralizuar të rifitonte ndjesinë e të prekurit dhe luftëtarë të plagosur të konsideruar të vdekur të ecnin përsëri. Kam parë amerikanë, jeta e të cilëve është shpëtuar për shkak se më në fund arritën të kishin kujdes mjekësor dhe familje jeta e të cilave ka ndryshuar për shkak se martesat e tyre njihen si të barabarta me tonën. Kam parë më të rinjtë e fëmijëve që na kujtonin, përmes veprimeve dhe mirësisë së tyre, detyrimin për t’u kujdesur për refugjatët, apo punën që duhet të bëjmë për paqen, mbi të gjitha kujdesin që duhet të kemi për njëri-tjetrin. Kam parë te ti, popull amerikan, në moralin tënd, vendosmëri, shpirt të dashur e mirësi. Dhe në aktet e përditshëm të qytetarisë kam parë tek shpaloset të ardhmen tonë. Të gjithë ne, pavarësisht partisë, duhet t’i futemi kësaj pune, punës së gëzueshme të qytetarisë. Jo vetëm kur ka zgjedhje, jo vetëm kur në lojë është interesi ynë i ngushtë, por gjatë gjithë jetës. Do të jem aty me ju në çdo hap të rrugës. Dhe kur hapi i progresit të duket i ngadaltë, kujtoni: Amerika nuk është projekti i një personi të vetëm. Fjala më e fuqishme në demokracinë tonë është “Ne”. “Ne, Populli”. “Ne do ta kapërcejmë”. Po, ne mundemi.” (K.P/Shuplaka)